Lajme
Kryetari i Preshevës viziton Kongresin Amerikan në Washington DC
Vizita u realizua pas ftesë së kongresisitit Eliot Engel
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se është ftuar nga kongresmeni amerikan, Eliot Engel, që ta vizitojë Kongresin Amerikan në Washington DC, transmeton Klan Kosova.
Arifi deklaroi se Engelin do ta njoftojë me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do t’i potencojë qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive.
“Z. Engel do t`ia dërgoj falënderimet e të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbështetjen e kamotshme të shtetit amerikan si dhe stabilitetin afatgjatë në vendin tonë”.
“Gjithashtu kënaqësi e veçantë t`i takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, Philadelphia dhe Washington), për t`i falënderuar personalisht për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës”, ka shkruar Arifi, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













