Lajme
Kosovë, për një vit, 247 mijë tonë mbeturina
Sipas të dhënave që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), një kosovar brenda një dite grumbullon 0.4 kilogram mbeturina
Një qytetar i Kosovës brenda një viti grumbullon rreth 140 kilogram mbeturina, të cilat nga koshi i bartin punëtorët e kompanive komunale të pastrimit. Sipas të dhënave që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), një banor brenda një dite grumbullon nga 0.4 kilogram mbeturina.
“Rezultatet e AMK-së 2014 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara në Kosovë për vitin 2014, ishte 247 004 tonë. Në Kosovë, grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 82 për qind”, thuhet në raport.
Të dhënat statistikore po ashtu tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale, të grumbulluara ka qenë 140 kilogram për banor në vit. Ndërsa, dallime të theksuara vërehen ndërmjet rajoneve.
“Në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 119 kg për banor në vit, ndërsa në rajonin e Prishtinës, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.5 kg për banor në ditë, ose 182.5 kilogram në vit”, thuhet në raportin e ASK-së.
Për pjesën tjetër të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale, të gjeneruara për banor, në ditë, ka qenë 0.3 kg, kurse mesatarja e mbeturinave, në Kosovë, të grumbulluara për banor, në ditë, ka qenë 0.4 kg mbeturina.
Por, ndryshe nga vendet tjera evropiane në Kosovë nuk ka fabrika për riciklimin e mbeturinave. E vetmja ka qenë në Mitrovicë e cila nga mbeturinat prodhon energji elektrike.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











