Lajme
Kosovë, nga korriku nis pagesa për sigurime shëndetësore
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë të punësuarit do të marrin nga 3,5 për qind rrogë më të vogël neto, derisa 3,5 për qind tjera do të paguhen nga punëdhënësi, për sigurime shëndetësore
Republika e Kosovës është vendi i vetëm në rajon, ky qytetarët nuk kanë sigurime shëndetësore. Por, pas disa paralajmërimeve dhe shtyrjeve, duket se nga muaji korrik i këtij viti, autoritetet kosovare do të fillojnë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore.
Kështu, gjithë të punësuarit do të marrin nga 3,5 për qind rrogë më të vogël neto, derisa 3,5 për qind tjera do të paguhen nga punëdhënësi. Këtë datë si fillim i implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore e planifikon, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në një deklaratë dhënë “Zërit”.
Pagesa e premiumeve nënkupton pagesat mujore, tremujore ose vjetore për sigurim shëndetësor që paguhet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ndërsa sipas ministrit Rrahmani, ky proces në sistemin shëndetësor është një nga më të rëndët.
“Në Këshillin Ekonomik Social kemi pasur një prezantim. Të gjitha punët janë kryer rreth përgatitjes së fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore. Unë me përgjegjësi të madhe them që muaji maj dhe qershor janë muajt përmbyllës të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me mbledhjen e premiumeve”, ka thënë Rrahmani.
Ndërsa nga muaji korrik, thuhet se do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Por, nga kjo datë nuk nënkupton edhe marrja e shërbimeve bazuar në pagesat e sigurimit, pasi ofrimi i shërbimeve do të fillojë disa muaj pasi të grumbullohet fondi.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









