Lajme
Kosovarët, mbi 2 miliardë kredi
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë për ndërmarrje kanë arritur vlerën në mbi 1.3 miliardë euro, kurse kreditë për ekonomi familjare mbi 660 milionë euro
Niveli i kredive të përgjithshme në Kosovë, tashmë ka arritur në mbi 2 miliardë euro, apo 6 për qind më shumë se vitin e kaluar. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kreditë për ndërmarrje kanë arritur vlerën në mbi 1.3 miliardë euro, kurse kreditë për ekonomi familjare mbi 660 milionë euro.
Shumë qytetarë kreditë e tyre janë duke i ripërtërirë, apo siç njihen si “kredi mbi kredi”.
Lidhur me këtë, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se ri-kreditimi i bizneseve për të mbyllur kreditë e vjetra ka rritur nivelin e kredive të përgjithshme. Kurse, sa i përket ekonomive familjare, sipas tyre, mungesa e parave të gatshme në treg, ka bërë që e vetmja mundësi e financimit të ndonjë projekti për qytetarët mbetet huazimi i kredive.
Naim Gashi është ekspert për çështje ekonomike. Ai thekson se bizneset nuk kanë mundësi që të investojnë me fitimin e tyre, kështu që alternativa e vetme për mbijetesë mbeten kreditë.
“Unë mendoj se përmes kësaj metode, menaxherët e bankave në Kosovë janë duke i mashtruar edhe aksionarët e tyre, sepse përmes ri-kreditimit të bizneseve ata po e faturojnë si afarizëm pozitiv të bankave komerciale. Në fakt këtu vetëm po thellohet hendeku i pamundësisë së kthimit të kredive nga ana e bizneseve”, ka thënë Gashi, raporton REL.
Aleanca Kosovare e Biznesit, është duke hulumtuar se çfarë po ndodh me borxhet e mëdha të krijuara nga bizneset, qoftë në bankat apo autoritetet komunale dhe qendrore, por edhe tek furnizuesit.
Agim Shahini, udhëheqës i kësaj aleance, ka thënë se bizneset kanë borxhe të mëdha dhe për të paguar kredinë apo edhe borxhet e krijuara po marrin kredi të reja, e që po ndikon në pamundësi të kthimit të kësteve të kredive.
“Bizneset vendore janë duke u mbyllur për shkak të vështirësive të kthimit të borxheve. Bankat kanë interes të lartë dhe tepër profitabil karshi bizneseve private që operojnë në Kosovë, të cilat kanë fitim në produktet e tyre 2-5 për qind. Kurse, bankat komerciale, normat e interesit për kredi i aplikojnë mbi 10 për qind e në raste të caktuara shkon mbi 15 për qind”, ka thënë Shahini
Kurse sa i përket kredive për ekonomitë familjare, Naim Gashi konsideron se standardi i ulët i jetesës, pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat nuk i krijojnë mundësi qytetarëve që të zgjerojnë kapacitet e tyre investive, kështu që mundësia e vetme mbetet kreditimi.
Sipas publikimit “Sistemi Financiar “ të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për marrjen e kredive eventuale ndërmarrjet duhet të paguajnë normën e interesit prej 7.4 për qind, kurse ekonomitë familjare 8.2 për qind. Më heret këto kredi kanë shkuar deri në 15 për qind.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













