Lajme
Kosova nderon strategun e luftës, heroin Agim Ramadani
Agim Ramadani – Katana ishte ideator dhe udhëheqës në fushëbetejë i fitores më të lavdishme të UÇK-së, tha ministri i FSK-së, Haki Demolli
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, qytetarë e veteranë të luftës së UÇK-së, e kanë nderuar të dielën heroin Agim Ramadanin, komandantin e Brigadës 138 i cili u vra 17 vjet më parë në Koshare, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. I ardhur nga diaspora, Ramadani me pseudonimin “Katana” u bë sinonim i bashkimit të shqiptarëve.
Për të nderuar veprën e tij dhe për t’i kujtuar shokët që ranë dëshmorë në Koshare, u organizua akademi përkujtimore, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”.
Akademia u organizua nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa fjalimin kryesor e mbajti ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.
Ai tha se është e pamundur të flitet për Betejën e Koshares e mos të veçohet kontributi i jashtëzakonshëm, që kishte dhënë komandanti i Brigadës 138, Heroi i Kombit, Agim Ramadani, në përgatitjen dhe planifikimin e kësaj beteje historike.
“Duke qenë një figurë e madhe e artit ushtarak, duke qenë një ushtarak i shkolluar, Heroi i Kombit, Agim Ramadani, gjatë luftës në Kosovë, dëshmoi shkathtësitë e tij ushtarake, shkathtësitë e një strategu të luftës dhe udhëheqësi të dashur për bashkëluftëtarët e tij në njërën anë si dhe të luftëtarit trim e të pa kompromis kundër forcave okupatore serbe, në anën tjetër. Shumë shpejt emri dhe trimëria e tij kishin bërë jehonë të madhe në mesin e luftëtarëve të lirisë, duke u bërë figura që i bashkonte luftëtarët tonë e po ashtu edhe burimi i forcës, guximit dhe heroizmit të luftëtarëve të njësiteve tona”, tha ministri Demolli.
Ministri i FSK-së tha se ndërtimi i shtetit të Kosovës, si një shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, është plotësimi më i mirë i amanetit të komandantit Agim Ramadani, i amanetit të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, të Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve e trimave të tjerë të vendit që luftuan për liri.
Në emër të familjes, pjesëmarrësit i falënderoi djali i komandant Agimit, Edon Ramadani.
“Më lejoni t’iu falënderoj për praninë tuaj në këtë përvjetor të dhembjes dhe krenarisë, me shprehjen e babit “Kur pushkët bashkohen, edhe krismën e kanë më të fortë”. Le të përdoret ky mesazh për udhëheqjen politike, tani kur Kosova ka nevojë për bashkim të faktorit politik drejt trasimit të lirisë dhe vlerave të realta, të cilat do ta përfaqësonin para botës si vend të paqes, tolerancës dhe unitetit”, tha ai.
Të bashkuar, sipas tij, jemi më të fuqishëm, dhe zëri ynë do të ishte më i fortë dhe më i qartë para botës, në ruajtjen e gjakut të derdhur, në mbrojte të Kosovës. “Këtë ia keni borxh dëshmorëve, ua keni borxh gjeneratave të reja të cilët meritojnë një jetë më të mirë”, tha Edon Ramadani.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










