Lajme
Kosova me konsullatë në Iowa të SHBA-së
Sipas një njoftimi lëshuar nga MJP në Prishtinë, kjo do të jetë zyra e parë e huaj diplomatike në Iowa me seli në Des Moines
Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i Republikës së Kosovës me shtetin e Iowas të SHBA-së, veçanërisht në fushën ushtarake, ka shtyrë Prishtinë zyrtare ta hapë një konsullatë edhe në këtë shtet. Sipas një komunikate për media lëshuar nga MJP në Prishtinë, kjo do të jetë zyra e parë e huaj diplomatike në Iowa me seli në Des Moines.
Ministria për Punë të Jashtme njofton se zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të përfaqësojë shtetin kosovar në hapjen e konsullatës së Kosovës në Iowa. Ndërsa, në radhët e nikoqirëve do të jenë senatorja nga shteti i Iowas, Joni Kay Ernst, gurvernatori i Io2as, Terry Edward Branstad, prefekti i Des Moines, Thomas Michael Franklin Cownie dhe drejtori i Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore, Thomas K. Yazdgerdi.
“Vlen të theksohet interesimi i lartë për pjesëmarrje në këtë ceremoni, ku pritet të jenë të pranishëm mbi njëqind personalitete nga komuniteti i biznesit dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm. Kjo zyrë, përmes shumëllojshmërisë së shërbimeve që pritet të ofrojë, do të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Iowas”, thuhet në kumtesë.
Siç njofton ministria e jashtme, Kosova dhe Iowa kanë lidhje të ngushta civile dhe ushtarake që datojnë nga viti 2011, kur Garda Nacionale e Iowas lidhi bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në vitin 2013, Iowa dhe Republika e Kosovës nënshkruan marrëveshjen e partneritetit të ndërsjellë për binjakëzimin e dy vendeve.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











