Kosova
Kosova hap ambasadë në Malajzi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot është hapur Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, kryeqyteti i Malajzisë, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për zgjerimin e pranisë diplomatike të vendit në rajonin strategjik të Azisë Juglindore, shkruan albinfo.ch.
“Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë,” deklaroi Presidentja Osmani në një njoftim zyrtar.
Ajo theksoi se, përmes kësaj ambasade, Kosova do të ketë një prani më të fuqishme diplomatike në një nga zonat me rëndësi të veçantë gjeopolitike dhe ekonomike në Azi.
Sipas Presidentes, ambasada do të shërbejë si një shtëpi e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve, forcohen aleancat ekzistuese dhe mbrohet, me vendosmëri, sakrifica historike e popullit të Kosovës për liri dhe shtetndërtim.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












