Kosova
Kosova, anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të BB-së dhe FMN-së
Në një garë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Siç njofton komunikata, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votim të fshehtë, falë angazhimit të madh të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj, të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Washington DC, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete jonjohëse.
Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore përbehet nga deputetë nga 166 shtete, të cilët prej muajsh kanë filluar lobimin për zgjedhjet në këtë Bord.
Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë për tre vjet.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë Një urë e dijes dhe përvojës në kuadër të “Swiss Medical School”, që bashkon diasporën mjekësore... -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











