Lajme
Komuna e Amsterdamit i shlyen borxhet e rinisë së tyre
Qyteti i Amsterdamit po i merr përsipër borxhet e rinisë së tyre si përpjekje për t’i çliruar njerëzit që janë duke dashur të hyjnë në punë ose për t’u arsimuar, shkruan Klankosova.
Rritja e huamarrjes në mesin e rinisë holandeze – trendi i bërë jehonë edhe diku tjetër nëpër Evropë, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar – thuhet se po qëndron në rrugën e tyre, por sipas projektit provues të këtij qyteti, një bankë komunale do të negociojë me kreditorët për t’ua blerë borxhet.
Kreditorëve do t’u jepen 750 euro si një nxitje për ta kaluar borxhin në bankën komunale. Të rinjve po ashtu do t’u anulohen borxhet nëse ata përfshihen me sukses në trajnime ose në ndonjë program arsimor.
“Borxhet shkaktojnë shumë stres. Dhe në rastin e të rinjve, ato shpesh përcaktojnë të ardhmen e tyre”, tha nënkryetari o Amsterdamit, Marjolein Moorman.
“Shumica e këtyre të rinjve u përfshinë në fusha të ndryshme dhe për shkak të fatit të keq ose injorancës dhe keqmenaxhimit, u gjendën në një situatë ku nuk mund të dilnin pa ndihmë. Kjo është arsyeja pse ne tani do t’i ndihmojmë në mënyrë që ata të mund të nisin një fillim të ri”.
Projekti i transferimit të borxhit do të fillojë në shkurt. Secilit person në skemë do t’i jepet një trajner, me të cilin do të përgatisin një “plan udhëzues”. Qyteti beson se të rinjtë me të ardhura të paqëndrueshme shpesh e kanë të pamundur të ristrukturojnë financat e tyre dhe të bëjnë ripagesat e nevojshme.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se një e treta e rinisë së Amsterdamit në mes të moshës 18 dhe 34 vjeç kanë borxhe.
Borxhi mesatar studentor në Holandë është rritur nga 12,000 euro në vitin 2015 në 13,000 në 2019. Numri i individëve me borxh studentor është shtuar gjithashtu, duke u rritur për 388.00, duke arritur në 1.4 milion, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












