Bota
Këto vende kanë më tepër refugjatë «për kokë banori»
Dukshëm më tepër azilkërkues për kokë banori në krahasim me Gjermaninë (5.9) ka Austria, me 10.3 azilkërkues në 1000 banorë. Ndërsa rekordin e mbann Suedia, e cila kundrejt 1000 banorëve vendës ka 16.7 azilkërkues
Kriza e refugjatëve e cila po vazhdon akoma, por që kulmin e saj e ka pasur në vitin 2015 ka ballafaquar vendet e Evropës Perëndimore me një fluks të madh të azilkërkuesve. Por, jo të gjitha vendet janë të ngarkuara njësoj nga kjo krizë.
Kështu, ndonëse Gjermania përmendet zakonisht si vendi me më së shumti azilkërkues, ajo nuk është më e ngarkuara. Në fakt me 5.9 azilkërkues në 1000 banorë, Gjermania është në vendin e tretë ashtu sikurse Finlanda, e cila ka po këtë përpjesëtim azilkërkues-banor, transmeton albinfo.ch mediat gjermane. Dukshëm më tepër azilkërkues për kokë banori ndërkaq ka Austria, me 10.3 azilkërkues në 1000 banorë. Ndërsa me distancë të madhe ndaj Austrisë dallohet Suedia, në të cilën kundrejt 1000 banorëve vendës janë 16.7 azilkërkues.
Megjithatë, Gjermania vazhdon të prijë për nga shifrat absolute të njerëzve që kanë kërkuar azil. Ndërsa përqindja relativisht e ulët e tyre në relacion me banorët vendës është për shkak të numrit të madh të banorëve që ka Gjermania, mbi 80 milionë sish.
Pas katër shteteve të përmendura vijnë në radhë Luksemburgu, Malta dhe Belgjika.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












