Lajme
Këto janë profesionet më (dhe më pak) të besuara në Zvicër
Kasapi dhe bukëpjekësi nuk figurojnë ndër profesionet që zviceranët i konsiderojnë më të besueshmet
Ju mund të mendoni se zviceranët u besojnë bankierëve të tyre më shumë se kushdo tjetër në botë. Por nëse e besoni këtë, e keni gabim.
Një sondazh i ri nga Moneyland.ch, një faqe interneti zvicerane për konsumatorët, zbuloi se vetëm 20 për qind e pjesëmarrësve në studim i konsiderojnë bankierët të besueshëm, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, profesionistët më të besuar në Zvicër (nga 74 për qind e të anketuarve) janë zjarrfikësit, të ndjekur nga infermierët (66 për qind), mjekët (64 për qind) dhe pilotët (63 për qind).
Një model interesant po shfaqet: zviceranët u besojnë më shumë atyre që kanë kontrollin e jetës dhe shëndetit tonë.
Profesionistë të tjerë të cilëve u besojnë 50 e më shumë për qind e të anketuarve janë farmacistët, shoferët e transportit publik, oficerët e policisë, fermerët dhe kuzhinierët – përsëri, ata që janë përgjegjës, në një mënyrë ose në një tjetër, për shëndetin dhe sigurinë tonë, përcjell tutje albinfo.ch.
Ana e kundërt: më pak të besuarit janë…
Bankierët, siç u përmend më lart, së bashku me këshilltarët financiarë, janë mjaft të ulët në renditjen e besimit, këta të fundit shihen si të besueshëm nga vetëm 18 për qind e pjesëmarrësve në studim.
Por ata nuk shkojnë aq keq sa profesionistët e tjerë.
Për shembull, vetëm 14 për qind e të anketuarve u besojnë politikanëve të tyre dhe akoma më pak besojnë te profesionistët e reklamave.
Duke folur për besimin, vetëm 22 për qind u besojnë anëtarëve të klerit, gjë që përputhet me të dhënat që tregojnë se një numër në rritje njerëzish nuk po shkojnë më në kishë.
Disa gjetje të tjera interesante…
Vetëm 12 për qind e popullsisë u besojnë futbollistëve zviceranë (në fund të fundit, ata nuk kanë fituar ende asnjë kampionat). Më shumë se kaq, megjithatë, 22 për qind u besojnë gazetarëve.
Nuk është shumë, por të paktën ne kalojmë më mirë se futbollistët.
E-Diaspora
-
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë “Katërstinori”, i ndërtuar në katër cikle – Pranverori, Verori, Vjeshtori dhe Dimërori – është një udhëtim... -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












