Bota
Kërkohet punësim i lehtësuar i refugjatëve të moshës së re
Biznesi dhe politika kërkojnë që të shfrytëzojnë potencialin e refugjatëve dhe azilkërkuesve të rinj për industrinë dhe zanatet e ndryshme.
Se politikanët e ngjyrave të ndryshme mund të bashkëpunojnë për një kauzë të përbashkët tregon edhe kjo: Winfried Kretschmann i partisë së Gjelbër (Baden-Württemberg), socialdemokratja Malu Dreyer (Rheinland-Pfalz) dhe konservatori Volker Bouffier (Hessen) duan të angazhohen tani për refugjatët e rinj. Një hap i parë është bërë. Ata i kanë dërguar një letër Kancelares Angela Merkel (CDU). Në të ata i bëjnë thirrje kancelares për një zgjerim të rëndësishëm të së drejtës së qëndrimit për përafërsisht 55.000 të rinj nga gjithsej 130.000 refugjatë të cilët kanë ardhur në Gjermani vetëm në vitin 2013.
niciator i nismës mbipartiake është Winfried Kretschmann. Ai, vitin e kaluar kishte votuar pro ashpërsimit të ligjit për azilin, duke zemëruar kështu bazën e partisë së tij të gjelbër. Tani kërkohen përshtatje, shkruan dw.deLiderë kryesorë të biznesit po ngulin prej kohësh këmbë për të shfrytëzuar potencialin e refugjatëve të rinj dhe kërkuesve të azilit për industrinë dhe zanatet e ndryshme.
Në letrën e përbashkët të tre kryeministrave te landeve përmenden si dëshmitarë kyç presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë, Erik Schweitzer dhe Hans Peter Wollseifer, presidenti i Dhomës Artizanale. Të dy duan të arrijnë që refugjatët e rinj të kenë së paku një perspektivë pesëvjeçare në Gjermani. Parakusht për këtë është një shkollim profesional trevjeçar i pasuar nga të paktën dy vjet qëndrimi të mëtejshëm.
Ata shkruajnë në letrën e tyre trefaqëshe për probleme të kompanive që vitet e fundit nuk mund të mbushin të gjitha vendet që ofrojnë për shkollimin profesional. Edhe në qoftë se ata gjejnë praktikantë, kjo sipas përvojës nuk është gjithmonë një garanci se ata që fillojnë të mësojnë një profesion, e çojnë këtë deri në fund. Në mesin e rreth 55.000 refugjatëve të rinj ka shumtë, për të cilët industria dhe sektori artizanal kanë nevojë urgjente shkruajnë Kretschmann, Dreyer dhe Bouffier.
Dhe numri i atyre që vijnë në Gjermani, vazhdon të rritet. Vetëm për vitin aktual pritet të vijnë më shumë se 200.000 vetë, të cilët do të bëjnë kërkesë për azil. Ndër ta do të ketë përsëri një numër të madh nën moshën 35 vjeç. Kryeministrat kritikojnë gjendjen aktuale ligjore për azilkërkuesit e rinj. Legjislacioni aktual nuk u jep personave në fjalë asnjë siguri që ata nuk do të dëbohen edhe nëse kanë nisur shkollën ose që të mësojnë një profesion. Kancelarja duhet të angazhohet për një të drejte të përkohshme qëndrimi, kërkojnë tre nënshkruesit e letrës. Iniciativa është ndërmarrë edhe në sfondin e një debati të fortë brenda koalicionit të madh për një ligji për të rregulluar imigracionin në Gjermani. Në lidhje me këtë përpjekja mbipartiake e Kretschmann-it, Dreyerit dhe Bouffier mund ta përshpejtojë kërkimin për një konsensus.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












