Lajme
Kërcënimet ndaj politikanëve zviceranë shpërthejnë në Facebook
Ministrat e kabinetit dhe parlamentarët janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj kërcënimeve në mediat sociale.
Sidoqoftë, këto raste janë vetëm Maja e Ajsbergut, sipas një raporti të gazetës, në anën tjetër, presioni për rregullimin e mediave sociale po rritet, përcjell albinfo.ch.
Statistikat nga Policia Federale (Fedpol) tregojnë se numri i fyerjeve dhe kërcënimeve kundër politikanëve është rritur masivisht vitet e fundit.
Ndërsa, kishte vetëm pesë raste në vitin 2019, ato u dhjetëfishuan vitin e kaluar. Këtë vit këshilltarët dhe parlamentarët federalë raportuan 237 raste vetëm midis janarit dhe prillit – që janë rreth 700 për vitin në tërësi. Zëdhënësi i Fedpol0, Florian Näf, theksoi se shifrat duhet të merren me kujdes, sepse politikanët mund të jenë bërë më të vetëdijshëm për mesazhet e urrejtjes në Facebook, Instagram dhe Twitter dhe për këtë arsye kanë bërë më shumë raporte.
Sidoqoftë, “masa e mesazheve të urrejtjes ndaj politikanëve është rritur qartë vitet e fundit”, tha ai, duke shtuar se toni ishte bërë më agresiv. “Mediat sociale lejojnë që urrejtja të shumëfishohet”, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















