Lajme
KE: Kosova afër liberalizimit, kanë mbetur dhe 8 pika
Në raportin e tretë dhe të fundit për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, zyrtarët e KE-së thanë se kanë mbetur vetëm edhe tetë pika për t’u përmbushur, dhe Kosovës i hiqen vizat
Ndryshe nga Këshilli Evropian që ishte më i prerë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, Komisioni Evropian sot ishte më shpresëdhënës. Në raportin e tretë dhe të fundit për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, zyrtarët e KE-së thanë se kanë mbetur vetëm edhe tetë pika për t’u përmbushur, dhe Kosovës i hiqen vizat.
Komisioneri për çështjet të Brendshme i BE-së, Dimtris Avramopulos ka deklaruar se Kosova ka arritur progres të madh për çështjen e vizave por mbeten edhe tetë kritere që duhet të përmbushën deri në fillim të vitit 2016. Ai tha se janë katër kritere me prioritet që shpreson se Kosova do t’i përmbush.
“Sa më shpejt që këto të përmbushën, komisioni do të propozojë heqjen e vizave. Ne kemi vendos katër prioritet që Kosova duhet t’i përmbush. Jam shumë i kënaqur që Kosova ka arritur që nga viti 2014 në planin e vizave dhe shpresoj që Kosovë do të përmbush shumë shpejt kriteret tjera në mënyrë që komisioni të propozoj heqjen e vizave. Shpresoj që deri në fillim të vitit 2016 Kosova t’i përmbush këto kritere”, ka thënë ai.
Në fillim ishte zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se Komisioni Evropian ka miratuar “raportin pozitiv për Kosovën, mbi liberalizimin e vizave”. “Sot Komisioni Evropian ka miratuar raportet pozitive për përparimin mbi liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën”, ka thënë Maja Kocijançiq.
Këto deklarata që kanë ardhur sot nga Brukseli kanë “zbutur” edhe zëvendëskryeministrin dhe njëherit ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë, Hashim Thaçi. Ky i fundit u shpreh i kënaqur me raportimet e Komisionit Evropian rreth procesit të Kosovës për Liberalizimin e Vizave. Ndërsa një dit më parë kërcoi zyrtar e BE-së me protesta.
“Komisioni Evropian para pak çastesh miratoi raportin pozitiv për progresin mbi liberalizimin e vizave edhe për Kosovën. Ky vlerësim i Komisionit Evropian ndodhi pas implementimit pothuajse në tërësi të kritereve demokratike. Kosova është zotuar t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga procesi i zbatimit të liberalizimit të vizave”, shkruan Thaçi.
Ai, uron qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderon partnerët evropian për vlerësimin pozitiv.
Në takimin e së premtes që u mbajt në Bruksel, Gjeorgjia dhe Ukraina u vlerësua se mund ta gëzojnë liberalizimin e vizave që nga viti 2016.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











