Shëndetësi
Kardiokirurgu Omer Xhemajli, kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
Lidhja e mjekëve shqiptarë bëhet me kryesi të re pas një takimi të gjatë dhe më shumë vërejtje e propozime.
- Në këto momente që po raportojmë në një nga objektet e spitalit Universitar të Cyrihut, një numër i madh i mjekëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend po zgjedhin në Kuvendin Zgjedhor kryesinë prej 7 anëtarësh, njofton Albinfo.ch.
Pas një debati të gjerë të pikave të organizimit, rregullorës së punës dhe statutit, mjeket dhe mjekët shqiptarë kanë propozuar 17 emra të mjekeve dhe mjekëve për votim. Ata që kanë marrë vota më së shumti përbëjnë kryesinë e re nga e cila do dalë kryetari i Lidhjës së mjekeve dhe mjekëve shqiptarë në Zvicër, raporton Albinfo.ch
Listës i prinë me 61 vota Prof.Dr. Omer Xhemajli, i cili ndonëse nuk ishte i pranishëm, ka pasur një lidhje online që konfirmon pëlqimin e tij për të kandiduar për anëtar kryesie. Pas tij, me vota të njëjta vjen PD Dr. Florim Cuculi. Ndërsa Dr. Emine Gashaj ka marrë 55 dhe shumë pranë saj është Dr. Valbona Miftari, me 52 vota. Dr. Mentor Bilali ka marrë 47 vota dhe 40 ka vota ka marrë Prof. Dr. Alban Y. Neziri. Mjeku i shtatë më i votuar, si përfaqësues i stomatologëve, është Gazmen Haliti, shkruan nga vendi i ngjarjes Albinfo.ch.
Kryesia e re përbëhet me:
Kryetar Prof. Dr. Omer Xhemajli
Nënkryetar Dr. Florim Cuculi
Sekretare Dr. Emine Gashaj
Arkatar Dr. Gazmen Haliti
Dr. Valbona Miftari
Dr. Mentor Bilali
Dr. Alban Neziri



Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriOmer Xhemajli
- Prejardhja:Tetovë
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:Kardiokirurg
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













