Lajme
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal. Një shembull i ri vjen nga qyteti i Yverdon-les-Bains, ku çifti Nexhmije Bruti dhe Taulant Bruti janë zgjedhur në Këshillin Komunal të këtij qyteti.
Të dy kandiduan nën ngjyrat e Partisë Socialiste (PS) dhe arritën të fitojnë besimin e qytetarëve për të përfaqësuar interesat e tyre në këtë institucion lokal. Zgjedhja e tyre është veçanërisht simbolike, pasi bëhet fjalë për një çift që do të kontribuojë së bashku në vendimmarrjen komunale të qytetit.
Për Nexhmije dhe Taulant Brutin, ky mandat përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme dhe një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e qytetit ku jetojnë dhe veprojnë prej vitesh. Ata shprehen të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe për të mbështetur iniciativa që përmirësojnë jetën në komunitet.
Yverdon-les-Bains, i vendosur në kantonin Vaud, është një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit të Jurës dhe liqenit Neuchâtel. Qyteti është i njohur për historinë e tij të lashtë, që daton që nga periudha romake, si dhe për burimet termale që e kanë bërë atë një destinacion të njohur kurativ dhe turistik në Zvicër. Me një traditë të gjatë në arsim, kulturë dhe inovacion, Yverdon-les-Bains sot është një qytet dinamik dhe multikulturor.
Zgjedhja e dy përfaqësuesve me origjinë shqiptare në Këshillin Komunal të këtij qyteti pasqyron edhe realitetin gjithnjë e më të larmishëm të shoqërisë zvicerane dhe rolin në rritje të diasporës shqiptare në jetën politike dhe publike të vendit.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













