Sport
Kampioni i Evropës tregon si bëri shqiponjën në Beograd
Izmir Smajlaj bëri shqiponjën me duar në Beograd, ku u shpall kampion i Evropës. Gjestin e tij e kanë përshëndetur shqiptarët, ndërsa e kanë kritikuar mediat serbe
Atleti Izmir Smajlaj arriti një sukses të jashtëzakonshëm për sportin shqiptar, duke u shpallur kampion i Evropës në kërcim së gjati. Dhe, këtë sukses e arriti në Beograd.
Ai është shprehur shumë i lumtur me suksesin e arritur. “Është gjëja më e bukur në botë. E kam shprehur dhe më herët, plus që jam stërvitur intensivisht, se e gjithë vëmendja ime ka qenë për këto dy gara. Ëndrra ime ishte për një kurorëzim të tillë në Beograd dhe më në fund ia arrita qëllimit. Emocionet ishin shumë të mëdha. Ka qenë një garë e fortë, ishte finale mbi të gjitha”, ka thënë Smajlaj për ‘Panorama Sport’.
Ai arriti që brenda pak ditësh të ngrit dy herë flamurin shqiptar në Beograd. “Normalisht që ka pasur presion, megjithatë unë kisha besim në vete që do arrija të shpallesha kampion Evrope. Është bërë një punë e madhe së bashku me trajnerin tim, të cilën e falënderoj nga zemra. Të mos harroni që ka qenë një garë e vështirë, ishte Evropian”, theksoi tutje atleti nga Shkodra, përcjell albinfo.ch.
Ai bëri shqiponjën me duar në Beograd. “Për të qenë i sinqertë, e kisha parashikuar se do ta bëja shqiponjën nëse do ta shpallesha kampion. Megjithatë, dua të shpreh falënderimet e mia për popullin e Beogradit, pasi më kanë pritur shumë mirë”, shtoi ai.
Mediat serbe veprimin e atletit shqiptar e kanë konsideruar si provokim, derisa kanë shtuar se publiku në Beograd e kanë duartrokitur.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












