Lajme
Jacobson: Një pjesë e zemrës sime mbetet në Kosovë
Diplomatja amerikane që fliste edhe gjuhen shqipe, tha se ishte nder të shërbesh në një vend si Kosova ku ka mbështetje të fuqishme për Amerikën
Në prag të përfundimit të mandatit në Kosovë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, tha se një pjesë e zemrës së saj do të mbetet në Kosovë. Diplomatja amerikane që fliste edhe gjuhen shqipe, tha se ishte nder të shërbesh në një vend si Kosova ku ka mbështetje të fuqishme për Amerikën.
Në ceremoninë e organizuar për nder të pavarësisë së Amerikës, Tracey Ann Jacobson, përshëndeti dhe falënderoi Kosovën e popullin e saj për mikpritjen që i kanë bërë gjatë qëndrimit këtu.
“Ju keni qenë pjesë e tri viteve të mia të mrekullueshme në Kosovë. Falënderim të veçantë për presidenten Jahjaga si shembull i udhëheqjes dhe integritetit. Ne kemi parë një përparim dhe sfidë, por në fund ky vend na ka lënë mbresa si një vend i ri dhe dinamik që shikon drejt të ardhmes”, tha Jacobson.
Ajo tha se është hera e fundit që personalitete kosovare, shoqërinë civile e mediat i pret në Ambasadën e SHBA-ve. “Një pjesë e zemrës sime do të mbetet gjithmonë këtu”, tha Jacobson, njëra nga diplomatet e rralla që kla folur edhe gjuhën shqipe, por edhe gjuhet tjera ballkanike.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











