Lajme
Investohet në prodhimtarinë e mishit
Për herë të parë, Ministria kosovare e Bujqësisë ka investuar në industrinë e mishit, duke ndarë grante në trashjen e viçave dhe rritjen e kapacitetit të pulave
Për të shtuar kapacitetet prodhuese në industrinë e mishit, Ministria kosovare e Bujqësisë për vitin 2013, ka ndarë një fond prej 700 mijë eurosh, përmes të cilit do ta përkrah trashjen e viçave dhe rritjen e
zogjve për mish. Kjo është hera e parë që Qeveria e Kosovës investon në sektorin e mishit.
Me këto mjete, dikasteri i bujqësisë investon në ndërtimin e fermave dhe në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës përcjellëse në fermat ekzistuese.
Përveç shtimit të prodhimtarisë në këtë sektor, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thonë se gradualisht synojnë ta arrijnë edhe zëvendësimin e produkteve të importit me produktet e mishit.
Zëdhënësi i MBPZHR, Adil Behramaj tha se investimet kryesisht ndërlidhen me kompletimin e infrastrukturës së brendshme të fermave që merren me rritjen e bagëtisë dhe brojlerëve për mish.
“Investimet e pranueshme ndërlidhen me përmirësimin e infrastrukturës, rregullimin e sistemit të ushqimit, ujit, ventilimit, ndriçimit dhe ngrohjes. Pastaj, me deponitë për silazh, për plehra, për ushqim voluminoz dhe për nevoja të tjera fermerëve që janë aktiv në këtë fushëveprimtari”, tha ai, raporton TG.
Kufiri më i lartë i investimeve të pranueshme në ndërtimin e stallave për majmërinë e viçave dhe rritjen e brojlerëve, sipas Behramajt, arrijnë deri në 25 mijë euro.
Ai tha se periudha për aplikim është hapur në Ministrinë e Bujqësisë dhe fermerët që aplikojnë për të përfituar grante investive për trashjen e viçave dhe prodhimtarinë e bojlerëve.
Sipas Behramajt, fermerët duhet që të jenë të regjistruar si fermerë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, të kenë kafshë me matrikuj të Kosovës, të dëshmojnë se posedojnë së paku 3 hektarë tokë bujqësore, të kenë dëshmi mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor, ose edhe të kenë mbi 10.000 zogj, etj.
Aktualisht industria e mishit të viçit është më shumë nënprodhim i industrisë së qumështit, sepse vetëm pak ferma janë përqendruar në majmëri me numër relativisht të vogël të krerëve.
Mishi i kuq, sidomos ai i viçit është prodhim më i popullarizuar dhe ofron mundësi reale për zëvendësimin e importit. Kjo prodhimtari karakterizohet me therjen e hershme të krerëve dhe shumica e viçave të therur janë më të ri se 8 muaj dhe kjo ekonomikisht nuk është shumë efikase.
Gjithashtu, edhe prodhimi e mishit të pulës aktualisht është më i bazuar në pula që janë të destinuara për prodhimin e vezëve dhe në pulat e ekonomive familjare. Me prodhimtarinë e brendshme në
industrinë e mishit, vlerësohet se arrihet të përmbushen rreth 50 për qind të nevojave të përgjithshme konsumuese në Kosovë.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












