Lajme
Investitorët gjermanë të pakënaqur me Shqipërinë
Rreth 66 % e biznesmenëve gjermanë mendojnë se situata ekonomike aktuale në Shqipëri është negative. 52 % e të anketuarve mendojnë se situata do të përkeqësohet
Investitorët gjerman nuk e shohin Shqipërinë si vend të përshtatshëm për të investuar, sepse sipas tyre, në këtë shtet vazhdon të mbizotërojë shkalla e lartë e korrupsionit, kriminalitetit, arbitraritetit të administratës tatimore, mungesës së zbatimit të ligjit, etj.
Duke e ndjerë vetëm të “trembur” nga mungesa e funksionimit të ligjit, investitorët kërcënojnë me largim të kapitaleve dhe ulje të vendeve të punës. Që gjendja e tyre të përmirësohet ata i kanë dhënë 15 rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri së bashku me Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë kanë realizuar një anketim mbi klimën e biznesit në Shqipëri 2013.
Siç raporton “Shekulli”, shumica e kompanive të anketuara dëshmojnë për një përkeqësim të situatës ekonomike në vend.
Në vitin e kaluar, 64 % e të anketuarve e vlerësonin situatën ekonomike si të kënaqshme, këtë vit 64 % e të tyre mendojnë se situata ekonomike aktuale është negative. Sa i përket parashikimeve afatmesme mbi ekonominë shqiptare, në ndryshim nga viti i fundit, kompanitë janë më optimiste.
15 % e të anketuarve parashikojnë përmirësim të gjendjes ekonomike gjatë vitit 2013. 33 % mendojnë se situata nuk do të ndryshojë, ndërkohë që 52 % mendojnë se situata do të përkeqësohet.
“Vitin e shkuar asnjë kompani nuk ka parashikuar përmirësim të situatës ekonomike. Parashikimet për ekonominë shqiptare në krahasim me vitin e kaluar paraqesin përmirësim”, thuhet në raport.
Megjithëse 52 % e kompanive të anketuara mendojnë se ekonomia shqiptare do të përkeqësohet, 15 % e tyre presin përmirësime. Në vitin 2012 kompanitë e anketuara ishin më pesimiste në parashikimet e tyre.
Në raport vërehet një parashikimi negativ i situatës së biznesit, i cili pasqyrohet edhe në parashikimin e numrit të të punësuarave. Vetëm 27 % e kompanive parashikojnë një rritje të numrit të të punësuarve, ndërkohë që 18 % planifikojnë ulje të këtij numri.
Kompanitë e anketuara rreth kushteve të të bërit biznes, kërkojnë uljen e korrupsionit dhe kriminalitetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












