Lajme
Hungaria do t’i kthejë të gjithë azilkërkuesit kosovarë
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla i tha ministrit të brendshëm, Skender Hyseni, se autoritetet hungareze do t’i riatdhesojnë të gjithë azilkërkuesit kosovarë
Autoritetet e Hungarisë do t’i kthejnë në Kosovë të gjithë ata kosovarë që kanë kërkuar azil të rrejshëm në këtë shtet. Kështu deklaroi të hënën, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla, gjatë një takimi që zhvilloi me Ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Balla tha se Hungaria të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil, u ofron kushtet standarde për jetesë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative, ata qytetarë riatdhesohen.
Ministri Hyseni e njoftoi ambasadorin Balla me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në veçanti në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në mbarë territorin e vendit.
Ndryshe, rreth 4000 kosovarë kanë kërkuar azil në Hungari vetëm gjatë muajve të fundit. Shumica prej tyre janë ndalur në shtetin hungarez, gjatë përpjekjes për të ikur në shtetet tjera evropiane, Francë, Gjermani, Austri e Zvicër. Javën e kaluar në kufirin hungarez u gjet një kosovar i vdekur nga të ftohtit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









