Lajme
Hiqet nga dyqanet qumështi kancerogjen
Nga dita e diel, sipas rekomandimeve të AVUK, janë nxjerrë nga shitja disa llojeve të qumështit, të cilat kanë rezultuar pozitiv në Aflatoksin
Pas heqjes nga shitja të peshkut aziatik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AVUK) ka hequr nga tregu edhe disa lloje të qumështit, të cilat kanë rezultuar pozitiv në Aflatoksin. Dyshimet e fundit për qumështin “Dukat” kanë ngjallur dyshimet se në Kosova shumë mallra janë kancerogjene.
Nga dita e diel, sipas rekomandimeve të AVUK, janë nxjerrë nga shitja disa llojeve të qumështit, të cilat kanë rezultuar si të dyshimta në bazë te rezultatit të parë te analizave.
“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri ne marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim”, njoftoi Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut.
AVUK ka marrë vendim që nga tregu të nxirren: Qumësht “ MEGGLE” me origjine nga Bosnja dhe Hercegovina; Qumësht “Fast“ me origjinë nga Shqipëria; Qumësht “Primalat” me origjinë nga Shqipëria; Qumështi “ZOTT” me origjinë nga BIH dhe Qumështi Dukat.
“Për të ju shmangur çfarëdo mundësie që këto produkte të vinë ne kontakte të konsumatorit për përdorim lusim që llojet e produkteve sipas brendit, përqindjes se yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit vendit të origjinës qe po i prezantojmë, mos t’i blejnë dhe mos ti konsumojnë”, rekomandon AVUK.
Zëdhënësi i AVUK thotë se në bashkëpunim me importuesit i ka tërhequr nga tregu pothuajse të gjitha produktet e këtyre produkteve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke parë nevojën që është shfaqur për të rritur masën e kontrollit është duke punuar gjatë gjithë kohës në pika kufitare, por edhe në tregun e brendshëm ku deri me tani gjithçka është nen kontroll. Asnjë ngarkesë nuk është duke u lejuar të futet në Kosovë”, raporton Thaçi.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













