Sport
Heroi Mavraj, ndihmon fëmijët jetimë
“Unë jam ndihmuar në jetë dhe tani mund t’i ndihmoj të tjerët. Të jesh të gjendje të japësh diçka më bën jashtëzakonisht të lumtur”, është shprehur Mavraj
Mbrojtësi i Hamburgut dhe Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka treguar anën e tij humane edhe një herë, duke ndihmuar fëmijët jetimë etiopianë, shkruan “mopo.de”.
Mavraj njihet për anën e tij humane, dhe këtë e ka shfaqur disa herë në karrierën e tij, përcjell albinfo.ch.
31-vjeçari është angazhuar në programin e madh mysliman ‘Islamic Relief’, derisa ‘Ushqimi për Jetimët’ është emri i projektit që e mbështet Mavraj dhe ndihmon jetimët etiopianë.
“Unë jam ndihmuar në jetë dhe tani mund t’i ndihmoj të tjerët. Të jesh të gjendje të japësh diçka më bën jashtëzakonisht të lumtur”, është shprehur Mavraj.
Ai ka mbështetur edhe projekte të tjera humanitare. Në muajin maj vizitoi familjet që kanë nevojë në Shqipëri, duke u ndihmuar. Përveç kësaj, ai është anëtar i një organizate humanitare, që ofron kujdes mjekësor për familjet dhe i ndihmon fëmijët për një arsimim të duhur, përcjell albinfo.ch.
Mavraj gjithashtu u ndihmon edhe fëmijëve në Kosovë, Afrikë dhe Meksikë. “Ambicia ime nuk është vetëm për sportin, por edhe për jetën time private dhe angazhimin tim shoqëror”, thotë Mavraj.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









