Kosova
Hapet “linja” energjetike Kosovë – Shqipëri
Marrëveshja për njohjen e Operatorit të Transmetimit të Kosovës është miratuar
Është bërë e ditur se marrëveshja për njohjen e Operatorit të Transmetimit të Kosovës është miratuar dhe se po konsiderohet si një hap i rëndësishëm për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet OST dhe KOSTT për rritjen e sigurisë së sistemit elektro-energjetik, vënien në punë të linjës së interkonjeksionit 400 KV Shqipëri-Kosovë, si edhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, në njoftimim e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë bëhet me dije se kjo marrëveshje ofron gjithashtu mundësinë e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e lehtësive për tregtarët e energjisë elektrike për të kryer transaksione në kufirin Shqipëri- Kosovë, nxit iniciativat rajonale për bashkimin e tregjeve të energjisë, të cilat parashikohet të sjellin dhe një ulje të çmimeve të energjisë për konsumatorët, duke nxitur njëkohësisht edhe iniciativat e përdorimit të energjisë balancuese, në kuadër të Kodit Evropian të balancimit.
Duhet theksuar se aprovimi i marrëveshjes i hap rrugë hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes OST dhe KOSTT sa i takon uljes së humbjeve teknike në sistemet e transmetimit respektive.
Marrëveshja në fjalë do të bëjë të mundur edhe shtimin e kapaciteteve transmetuese të OST, ku nëpërmjet investimit të ri të planifikuar të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, OST do të jetë e ndërlidhur me të gjithë Operatorët e Transmetimit të vendeve fqinje nëpërmjet rrjetit 400kV, i cili ofron një besueshmëri të lartë në operimin e sistemit elektroenergjetik”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme Dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm nga aksidentet rrugore në Austrinë e Epërme arrin në pothuajse 1.6...
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?