Portrete të firmave
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Shqipëria po përjeton një nga periudhat më dinamike të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme. Rritja e turizmit, ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës dhe perspektiva e ntegrimit në Bashkimin Evropian po rrisin interesin e investitorëve vendas dhe të huaj.
Por a është tani momenti i duhur për të investuar?
Në një intervistë për albinfo.ch, arkitekti shqiptar me veprimtari në Zvicër, Meriton Rexha, përfaqësues i AI Deluxe Homes për klientelën zvicerane, flet për potencialin e tre gut shqiptar të pasurive të paluajtshme, interesin në rritje të diasporës dhe arsyet pse, sipas tij, ata që investojnë sot do të jenë përfituesit më të mëdhenj në vitet që vijnë.

albinfo.ch: Si lindi ideja e krijimit të AI Deluxe Homes dhe si u bashkuan rrugët tuaja profesionale në këtë projekt?
Meriton Rexha: AI Deluxe Homes u themelua në vitin 2022 në Tiranë dhe Berlin nga investitorë gjermanë, ndërsa pak më vonë u hap edhe një përfaqësi në Londër. Që nga qer shori i këtij viti kam kënaqësinë të përfaqësoj kompaninë në Zvicër nga zyra ime në Dübendorf.
Ideja e bashkëpunimit lindi pasi vendosa të investoja vetë në një pronë në Orikum, pikërisht përmes AI Deluxe Homes. AI në këtë rast nuk nënkupton inteligjencën artificiale, por “Adriatic & Ionian Sea”. Këto dy dete përcaktojnë breg detin shqiptar. AI Deluxe Homes ka krijuar një platformë ndërkombëtare për prona cilësore shqiptare dhe një rrjet të gjerë për marketingun, procesin e blerjes dhe të gjitha shërbimet pas blerjes së pronës së ëndrrave. Të gjitha këto shërbime ofrohen sipas konceptit “All Inclusive”, me synimin që klienti të ketë një partner të besueshëm gjatë gjithë procesit.
albinfo.ch: Çfarë ju bindi se Shqipëria është sot një nga tregjet më premtuese të pasurive të paluajtshme në Evropë?
Meriton Rexha: Analizat e tregjeve mesdhetare tregojnë se Shqipëria ndodhet sot në një fazë të ngjashme me atë që kaloi Kroacia para anëtarësimit në Bashkimin Evropi an. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shumë tërheqës për turizmin, me natyrë mahnitëse, gastronomi të pasur dhe njerëz mikpritës. Çmimet mbeten ende konkurruese, ndërsa potenciali i rritjes për 10 deri në 15 vitet e ardhshme është jashtëzakonisht i madh.
albinfo.ch: Pse e keni fokusuar aktivitetin te pronat bregdetare?
Meriton Rexha: Edhe pse ka shumë projekte moderne në Tiranë dhe në qytete të tjera, fokusi ynë është te pronat me pamje nga deti, pranë plazheve dhe me infrastrukturë të zhvilluar. Shqipëria ka një vijë bregdetare të jashtëza konshme, e cila në shumë zona ka ruajtur natyrshmërinë dhe autenticitetin e saj. Kjo e bën unike në krahasim me vendet e tjera mesdhetare dhe po tërheq gjithnjë e më shumë turistë dhe investitorë ndërkombëtarë. Përveç përdorimit personal, shumica e klientëve tanë përfi tojnë edhe nga qiradhënia, falë rritjes së vazhdueshme të turizmit në Shqipëri.
albinfo.ch: Çfarë avantazhesh ofron Shqipëria krahasu ar me Kroacinë apo Malin e Zi?
Meriton Rexha: Shqipëria dallohet për lidhjet shumë të mira ajrore. Vetëm nga Gjermania, Austria dhe Zvicra ekzis tojnë 16 linja direkte drejt Tiranës. Kjo është një përparësi e madhe krahasuar me vende të tjera të rajonit. Kroacia është zhvilluar jashtëzakonisht shumë gjatë dekadës së fundit, por sot pushimet atje janë bërë më të shtrenjta se në Spanjë apo Itali. Shqipëria vazhdon të ofrojë çmime të arsyeshme në restorante, kafene dhe akomod ime, duke ruajtur një raport shumë të mirë mes cilësisë dhe kostos.
albinfo.ch: Sa interes po shfaq diaspora shqiptare për të investuar, dhe pse duhet të investojë në Shqipëri?
Meriton Rexha: Interesi është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas pandemisë. Shqiptarët e diasporës e njohin vendin dhe kalojnë rregullisht pushimet e tyre në Shqipëri, por shpesh kanë nevojë për mbështetje profesionale në aspektin juri dik, fiskal dhe në përzgjedhjen e projektit të duhur. Pikër isht këtu ne ofrojmë këshillim të specializuar dhe zgjidhje të personalizuara. Sa i përket pyetjes pse duhet investuar në Shqipëri, përg jigjja është shumë aktuale dhe e thjeshtë: Sot në Shqipëri po zhvillohen protesta kundër investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme, veçanërisht në rajonin e Vlorës. Kjo mund të balancohet duke nxitur diasporën shqiptare të investojë më shumë. Në këtë kuptim, investimi në Shqipëri apo në trojet shqipfolëse është edhe një akt patriotik. Megjithatë, investimi nuk duhet të mbështetet vetëm te patriotizmi. Ai duhet të jetë ekonomikisht i leverdishëm dhe të gjenerojë fitim. Duke qenë se pronat e ndërmjetë suara nga AI Deluxe Homes mund të jepen me qira, të menaxhohen dhe të rishiten më vonë me vlerë më të lartë, ato ofrojnë një potencial tërheqës financiar. Investitorët polakë po blejnë që prej disa vitesh një numër të madh pronash në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sa randë. Nëse ata investojnë pa pasur lidhje emocionale me vendin, pse diaspora shqiptare të mos përfitojë nga e njëjta mundësi dhe njëkohësisht të kontribuojë në zhvillimin e atdheut të saj?
albinfo.ch: Pse duhet blerë një pronë përmes jush dhe jo drejtpërdrejt nga ndërtuesi në Shqipëri?
Meriton Rexha: AI Deluxe Homes nuk merret vetëm me ndërmjetësimin e shitjes së një apartamenti. Ne kryejmë verifikimin ligjor të pronës, negociojmë në interes të klien tit dhe ofrojmë mbështetje edhe pas blerjes – nga mobilimi dhe administrimi deri te dhënia me qira. Përveç kësaj, klientët tanë përfitojnë nga mbështetja juri dike, fiskale dhe organizative gjatë gjithë procesit. Roli ynë është të mbrojmë interesat e blerësit dhe të sigurohemi që investimi i tij të jetë i sigurt dhe i suksesshëm.
albinfo.ch: Nëse sot kam 200 mijë euro për të investuar, pse duhet ta bëj tani?
Meriton Rexha: Sepse sot me këtë shumë mund të blesh një pronë cilësore në rivierën shqiptare. Pas pesë apo shtatë vitesh, me të njëjtën shumë ka shumë mundësi që të blesh vetëm gjysmën e asaj që mund të blesh sot. Ky është momenti kur tregu ofron potencialin më të madh të rritjes. Një anëtarësim i ardhshëm i Shqipërisë në Bash kimin Evropian do të sillte siguri shtesë për investitorët, por edhe një rritje të ndjeshme të çmimeve, ashtu siç ndodhi më parë në Kroaci. Prandaj, kush investon sot ka mundësinë të përfitojë jo vetëm nga përdorimi i pronës, por edhe nga rritja e vlerës së saj në të ardhmen.
albinfo.ch: Z. Rexha, si arkitekt, cilat janë kriteret krye sore që përdorni për të vlerësuar cilësinë e një projekti rezidencial?
Meriton Rexha: Vlerësimi i cilësisë së një projekti reziden cial nuk mund të bëhet vetëm nga pamja e jashtme. Ai fillon me analizën e projektit dhe të planeve të zbatimit, vazhdon me përzgjedhjen e kompanive ndërtuese dhe përfundon me kontrollin e cilësisë së punimeve në terren. Gjithmonë duhet të merret parasysh raporti mes çmimit dhe cilësisë. Ndërsa aspekti estetik është subjektiv dhe va ret nga preferencat e secilit blerës, cilësia e ndërtimit është ajo që ne, si arkitektë, e vlerësojmë në mënyrë profesionale. Sot në Shqipëri dhe Kosovë ka projekte prestigjioze që përmbushin standarde shumë të larta ndërtimi dhe mund të krahasohen pa hezitim me projektet më cilësore në Zvicër. Në disa raste, mendoj se ambicia arkitekturore dhe niveli estetik i projekteve në Shqipëri dhe Kosovë janë madje më të larta se ato që shohim në tregun zviceran. Natyrisht, këtu nuk po flasim për ndërtimet pa standarde dhe pa kontroll të mirëfilltë teknik, të cilat fatkeqësisht vazhdojnë të ekzistojnë dhe mbeten larg standardeve evropiane. Shqipëria ka përfituar shumë gjatë 15 viteve të fundit nga një bum ndërtimi ku kanë kontribuar disa nga arkitektët më të njohur në botë. Vetëm pak javë më parë, shtëpia botuese nga Cyrihu – Lars Müller Publishers – publikoi librin “The Albanian Files”, i cili përmbledh 60 projekte të realizuara në Shqipëri nga arkitektë me famë ndërkom bëtare. Këta arkitektë bashkëpunojnë me kompani vendase të ndërtimit dhe ky shkëmbim përvoje ka ndikuar drejt përdrejt në rritjen e cilësisë së ndërtimit në vend. Një proces i ngjashëm ka ndodhur edhe në Kinë gjatë deka dave të fundit, ku ekspertiza ndërkombëtare ndihmoi në ngritjen e standardeve të ndërtimit, ndërsa sot vetë Kina konsiderohet një nga qendrat kryesore të inovacionit në këtë sektor.
albinfo.ch: Dhe për fund, çfarë këshille do t’i jepnit një klienti që po mendon të blejë pronën e tij të parë në Shqipëri?
Meriton Rexha: Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po rritet vazhdimisht dhe bashkë me të po rriten edhe çmimet e pronave. Megjithatë, çmimet në Shqipëri mbeten ende shumë më të ulëta krahasuar me ato në Zvicër. Për këtë arsye, një investim i hershëm mund të sjellë një kthim shumë të favorshëm në të ardhmen. Aeroporti i ri i Vlorës është një argument shtesë për të in vestuar sa më herët. Hapja e tij pritet të rrisë më tej numrin e turistëve dhe kërkesën për prona në bregdetin Jon. Prandaj, për këdo që po mendon të blejë pronën e tij të parë në Shqipëri, këshilla ime është e thjeshtë: informohuni mirë, zgjidhni partnerët e duhur dhe mos prisni shumë gjatë. Mundësitë më të mira zakonisht i shfrytëzojnë ata që veprojnë në kohën e duhur.
Kontaktoni drejtperderejt me Meriton Rexha, Country Representative Switzerland
AI Deluxe Homes – Your Dream Home in Albania | based in Tirana, Berlin, London, Zurich
mail: [email protected]
Tel: +41 79 832 16 07
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor Me rezultate të shkëlqyera akademike, çmime prestigjioze dhe angazhime në institucione kërkimore e ndërkombëtare, Lajza Prekazi... -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë

















