Lajme
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Fejton Sylejmani diplomon në Universitetin e Salzburgut me një studim mbi demokratizimin
Fejton Sylejmani ka përmbyllur me sukses studimet master në Universitetin e Salzburgut në Austri, duke fituar gradën Master i Arteve (Master of Arts) në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Teori Politike”, shkruan albinfo.at.
Përmes një njoftimi, Sylejmani bëri të ditur se ky sukses vjen pas tre vitesh angazhim të vazhdueshëm akademik dhe pothuajse një viti pune intensive në përgatitjen e temës së diplomës, gjatë një periudhe të kaluar 1,243 kilometra larg familjes, miqve dhe vendlindjes.
“Tri vite angazhim studentor për t’i përfunduar studimet, e gati një vit duke punuar në temën e diplomës, 1243 kilometra larg shtëpisë, familjes, shoqërisë e njerëzve më të dashur, u konkluduan sot”, ka shkruar ai.
Sylejmani ia ka dedikuar këtë arritje gjyshit të tij të ndjerë, Aga Ali, për të cilin thotë se e motivoi vazhdimisht të ndiqte rrugën e dijes. Mirënjohje ai ka shprehur edhe për familjen e tij – Reshatin, Sadberen dhe Flakronin – si dhe për Adrianën, të cilën e falënderoi për mbështetjen dhe motivimin gjatë gjithë rrugëtimit akademik.
Tema e diplomës së tij fokusohet në proceset demokratizuese në shtetet tranzicionale, duke analizuar nëse zgjedhjet e shpeshta – pesë procese zgjedhore brenda 12 vjetëve – përbëjnë një indikator pozitiv të demokratizimit.
Diplomimi i Sylejmanit në një nga universitetet e njohura evropiane shënon një tjetër sukses të një studenti nga Kosova në arenën ndërkombëtare akademike./Albinfo.at

E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














