Kosova
BE: “Keqardhje për vonesat” në rastin Banjska
Nuk ka reagim zyrtar rreth lajmit ku identifikohen dy pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë, pjesë e sigurimit të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit
Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi.
Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian vetëm përsëritet qëndrimi se shprehet keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në veri të Kosovës në vitin 2023, raporton rtklive.com.
Megjithatë, nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, në të cilin identifikohen dy pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë, të përmendur si pjesë e sigurimit të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit. Hulumtimi bazohet në analiza fotografish, burime të hapura dhe gjurmë publike që i lidhin ata me njësinë speciale të policisë.
Presidenti i Serbisë ka mohuar se ata mbrohen nga pjesëtarë të strukturave shtetërore serbe, ndërsa njëkohësisht ka deklaruar se Millan Radoiçiq nuk është kriminel.
Sjellja para drejtësisë e përgjegjësve për sulmin në Banjskë mbetet një kërkesë e vazhdueshme e institucioneve evropiane ndaj Serbisë.
Në përfundimet e Këshillit të BE-së dënohet vazhdimisht sulmi në Banjskë, shprehet keqardhje e thellë që Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe kërkohet llogaridhënie.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













