Lajme
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025
Bllokimet në autostradat e Zvicrës janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke arritur në gati 68 mijë orë pritje, rreth 20% më shumë se një vit më parë, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Rrugëve, FEDRO.
Rritja më e madhe është shënuar në autostradat më të ngarkuara të vendit, si A1, A2 dhe A3. Në aksin A2 Basel–Chiasso, bllokimet u rritën me 31%, duke arritur në 15,740 orë, transmeton albinfo.ch.
Sipas FEDRO-s, shkaku kryesor nuk ishin punimet në rrugë, por volumi i lartë i trafikut. 89% e bllokimeve u shkaktuan nga tejkalimi i kapacitetit të rrjetit rrugor, ndërsa më pak se 4% lidhen me punimet.
Në vitin 2025, automjetet përshkuan rreth 30 miliardë kilometra në rrjetin kombëtar rrugor të Zvicrës. Edhe pse autostradat përbëjnë vetëm rreth 3% të rrjetit rrugor, ato bartin pothuajse 45% të gjithë trafikut rrugor në vend.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











