Lajme
Gruevski i thotë Zaevit: Të bashkohemi kundër shqiptarëve
Nikolla Gruevski i ka ofruar liderit të LSDM-së, Zoran Zaev mbështetjen e plotë për t’u bërë kryeministër me kusht që të heq dorë nga koalicioni me partitë shqiptare
Lideri i partisë më të madhe maqedonase, Nikolla Gruevski i VRIO DPMNE-së i ka kërkuar rivalit të përjetshëm politik, Zoran Zaev nga LSDM që të bëjnë koalicion, vetëm që të barrikadohen kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Madje Gruevskui ka mbështetur Zaevin që ky i fundit të bëhet kryeministër, por me kusht që shqiptarët mos ta zyrtarizojnë shqipen.
Madje, Gruevski ka thënë se është i gatshëm të pranojë edhe të arrestohet vetëm të mos rrënohen siç ka thënë “themelet e shtetit maqedonas”.
“Le të më arrestojnë, të më burgosin, le të më keqtrajtojnë, vetëm të mos rrënojnë shtetit dhe themelet e tij”, thuhet në ofertën publike të Nikolla Gruevskit të prezantuar në llogarinë e tij në rrjetin Facebook, citon REL.
Gruevski ka shkruar se VMRO DPMNE është e gatshme të mbështes një qeveri të pakicës që do të drejtohej nga LSDM-ja, por me kusht që të heq dorë nga mbështetja për platformën shqiptare, të cilët e quan si “shkatërruese për Maqedoninë”.
Draftligji për gjuhët parasheh përdorim të gjerë të shqipes në Kuvend, qeveri, pushtetit gjyqësor, jurisprudencë, në dokumentet personale, organet e sigurisë, përfshirë edhe komunat ku nuk ka popullatë shqiptare, por në rastet kur shqiptarët u drejtohen atyre për marrjen e shërbimeve personale.
Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka thënë se kërkesa e shqiptarëve për zyrtarizmin e shqipes nuk do të ndalet me kaq, por se ata sipas tij “do të vazhdojnë me shantazhet deri në federalizimin e vendit”.
Në një paraqitje në një media të afërt me partinë e tij Gruevski ka thënë se VMRO DPMNE-ja nuk do të rrijë “duarkryq”, por me të gjitha forcat do të mbrojë sovranitetin dhe karakterin unitar të Maqedonisë. Ai ka thënë se ka shumë opsione për parandalimin e Zaevit ndërsa duket shtuar se “në fund do të jetë populli ai që do të mbrojë shtetin”.
Reagimi i Gruevskit vjen një ditë pasi Zaev ka siguruar 67 nënshkrime për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Nënshkrimet të hënën pritet t’ia dorëzojë Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, i cili i jep mandatin për kryeministër.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













