Lajme
Greqia, investitori më i madh në Shqipëri
Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte ishin 869 milionë euro, ndërsa 121 milionë euro ose 14 për qind, ishin kapitale me origjinë greke
Pavarësisht krizës së madhe ekonomike që ka përfshirë Greqinë viteve të fundit, prapë shteti helen mbetet investitori më i madh në Shqipëri me 26 për qind të investimeve të përgjithshme. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se vetëm, vitin e kaluar investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur shifrën 869 milionë euro.
Sipas Bankës e Shqipërisë, Greqia vazhdon të jetë edhe investitori më i madh korrent. Vitin e kaluar investimet e huaja direkte ishin 869 milionë euro, ndërsa nga kjo shuamë 121 milionë euro ose 14 për qind ishin kapitale ishte me origjinë greke.
Pas Greqisë investitori i dytë më i madh në Shqipëri është Kandaja, me 17 për qind të totalit, ndërsa në vendin e tretë vjen Italia me 12 për qind. Ndërsa krejt pas tyre vjen Austria, Turqia, Zvicra, Gjermania, etj.
Ndryshe, të dhënat tregojnë se sektori me investimet më të mëdha nga jashtë është transporti dhe telekomunikacioni, i cili ka thithur 27 për qind të totalit të kapitalave që kanë hyrë nga jashtë. Në vendin e dytë është sektori financiar me 17 për qind dhe në vendin e tretë vjen industria nxjerrëse e cila ka marrë 15 për qind të investimeve të huaja.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










