Sport
Granit Xhaka shënon super gol në fitoren e Arsenalit
Xhaka po tregon për çdo ndeshje se është i pa zëvendësueshëm në mesfushën e Arsenalit. Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes
Arsenali ka mposhtur Newcastle me rezultat 2:1 me golat e Granit Xhaka që shënoi një gol te bukur nga goditja e lirë dhe një tjetër gol nga mesfushori gjerman Mesut Ozil i cili shënoi në paraqitjen e tij të 200-të për skuadrën londineze.
Mesfushori kosovar i kombëtares së Zvicrës nuk është i njohur për shënime nga gjuajtjet e lira. Xhaka njihet për pasime të sakta dhe goditje të forta jashtë zonës së 16 metrave por duket se i ka shtuar vetes edhe një përparësi shënimet e golave nga gjuajtja e lirë.
Xhaka po tregon për çdo ndeshje se është i pa zëvendësueshëm në mesfushën e Arsenalit. Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe qendër mbrojtësi Shkodran Mustafi. Kjo ishe fitorja e tret rresht për Arsenalin në Ligën Premier.
https://www.youtube.com/watch?v=GsJuoydHC5M
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













