Lajme
Gjykata Speciale, as këtë javë nuk debatohet në kuvend
As në seancën e së enjtes nuk do të ketë shqyrtim të amendamentit kushtetues, i cili i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Qeveria nuk e ka riproceduar amendamentin kushtetues, andaj sipas tij kjo çështje nuk do të diskutohet këtë javë në Kuvendin e Kosovës.
“Ndoshta edhe ju jeni mërzitur me mua, meqë në njëfarë forme është e njëjta pyetje. Më lejoni të ritheksoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, kjo kryesi e cila merr vendim për pikat e rendit të ditës, nuk mund të riprocedojë pa e pasur riprocedimin nga Qeveria e Kosovës. Nuk mund të riprocedojmë pa e pasur nga Qeveria për amendamentet kushtetuese, pastaj, pasi t’i kemi kaluar amendamentet kushtetuese, do ta kemi edhe projektligjin i cili lidhet me dhomat e specializuara”, u tha gazetarëve të hënën Kadri Veseli.
Veseli, ndërkaq, ka komentuar dhe rreth arrestimeve të fundit, nën dyshimin për terrorizëm. Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kënaqur me efikasitetin e treguar nga organet e rendit. Në të njëjtën kohë, Veseli tha se kurrë nuk do të tolerohen personat të cilët mund të kenë synim aktet terroriste.
“Kurrë nuk do të tolerohen fundërrina të tilla, që Kosovën, e cila ka orientim perëndimor, të tentojnë ta drejtojnë kah drejtimi i cili është humnerë dhe është vetëm primitivizëm dhe asgjë më shumë”, tha ai.
Ndryshe, në seancën e së enjtes Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë disa projektligje nga fusha e ekonomisë ndër to edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Buxhetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












