Lajme
Gjukanoviq: Serbia e ka humbur moti Kosovën
“E kuptoj emocionin e opinionit serb kur kemi të bëjmë me raportin ndaj Kosovës, por gjeneratat e sotme nuk duhet të udhëheqin luftëra që janë humbur më herët”, tha Gjukanoviq
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjikanoviq e konsideron të nevojshme që gjeneratat e reja në Serbi të heqin dorë nga luftërat që janë humbur me herët. Këtë deklarata kryeministri malazez e ka lidhur me çështjen e Kosovës për të cilën konsideron se Serbia e ka humbur shumë kohë me herët.
“E kuptoj emocionin e opinionit serb kur kemi të bëjmë me raportin ndaj Kosovës, por gjeneratat e sotme nuk duhet të udhëheqin luftëra që janë humbur më herët”, tha Gjukanoviq, dhe ka shtuar se “është i nevojshëm koncentrimi në atë që është e mundshme, të mendohet dhe realizohet vizioni i ardhmërisë për popullin dhe shtetin e vet”.
Këto deklarata kryeministri Gjukanoviq për botimin e sotëm të gazetës beogradase, Politika, citon REL.
Ai thotë se në rajonin e Ballkanit, stabiliteti asnjëherë nuk ka qenë i garantuar dhe se nuk mund të thotë me siguri se ai nuk mund të shndërrohet në “fuçi baruti”.
“Ballkani sot është në udhëkryq”, tha Gjukanoviq sipas të cilit, “aq pak duhet që lavjerrësi ballkanik të lëvizë kah Brukseli, por nuk duhet që përsëri të humbmi në djerrinat ballkanike”.
Në këtë kuadër, zoti Gjukanoviq ka shfaqur shpresën se “do të fillojmë ta harrojmë retorikën ballkanike dhe më shpesh të komunikojmë me gjuhën evropiane”. Sipas tij, rajoni kurrë nuk do të jetë stabil, nëse raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të shëndosha.
Ai po ashtu tha se Mali i Zi nuk ka dashur ta lëndoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”











