Lajme
Gjermani: Rënie e çmimeve të konsumit
Çmimet e konsumit në Gjermani ranë në gusht për herë të parë me bazë vjetore, në më shumë se katër vjet për shkak të uljes së TVSH-së.
Kjo është vetëm një nga masat brenda paketës së stimulimeve të qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë më të madhe evropiane nga pasojat e epidemisë së koronavirusit.
Byroja Federale e Statistikave, Destatis, njoftoi sot se norma e harmonizuar e inflacionit, në krahasim me të dhënat për rritjen e çmimeve të konsumit në vendet e tjera anëtare të BE-së, shënoi rënie me 0,1 për qind në nivel vjetor në gusht, pas stagnimit në korrik.
“Rënia e nivelit të inflacionit, ndër të tjera, u ndikua nga ulja e TVSH-së, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2020”, thuhet në njoftim.
Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni gjerman ra me 0.2 për qind në gusht, sipas të dhënave të harmonizuara.
Ndryshe, synimi i rritjes së inflacionit të Bankës Qendrore Evropiane është nën 2 për qind për eurozonë.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”













