Lajme
Gjakova me zyrtarë të veçantë për diasporën
Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, komuna e Gjakovës ofron mikpritje maksimale për bashkatdhetarët
Komuna e Gjakovës tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në mënyrë që mërgimtarët të ndihen sa më mirë gjatë qëndrimin në këtë komunë. Kështu ka deklaruar kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës Valon Murati.
Me këtë të fundit Kusari-Lila kryesisht ka bashkëbiseduar për përgatitjet e të dyja institucioneve për pritjen e mërgimtarëve gjatë këtij sezoni veror. Kryetarja e Gjakovës ka përmendur themelimin e zyrës së veçantë të diasporës dhe caktimin e zyrtarit për diasporë, të cilët gjatë tërë kohës do të jenë në shërbim të mërgimtarëve.
Ajo gjithashtu e ka njoftuar ministrin për lëshimin e portalit informativ të Gjakovë, www.gjakovaportal.com, në të cilin mërgimtarët mund t’i gjejnë të gjitha informacionet, qoftë ato për mundësinë e investimeve, qoftë informacionet për zhvillimet ditore, në sferën politike, kulturore, sportive e të tjera.
“E tërë fushata e përbashkët e dy institucioneve tona për pritjen e bashkatdhetarëve, do të zhvillohet nën moton “Ti je pjesë e atdheut”, moto e cila dërgon mesazhin se përkundër faktit që jetojnë e veprojnë nëpër vende të ndryshme të botës, ata janë në shtëpinë e vet sa herë që vijnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













