Lajme
“Germia Hill” mbledhë 200 personalitete në Prishtinë
Konferenca “Germia Hill”, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, synon që të ndihmojë Kosovën në promovimin e agjendës së integrimit në NATO
Më shumë se 200 mysafirë nga 40 shtete të botës do të marrin pjesë në Konferencën e tretë ndërkombëtare “Germia Hill” që do të mbahet më 2 deri më 3 shkurt në Prishtinë. Tema e konferencës do të jetë Siguria në Evropën Juglindore në kontekst të sfidave më të gjera rajonale, ndërsa organizohet nga MPJ e Kosovës së bashku me institutin “Aspen”.
“Germia Hill”, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, synon që të ndihmojë Kosovën në promovimin e agjendës së integrimit në NATO, duke e përfshirë vendin tonë në debatet e rëndësishme të sigurisë rajonale.
Konferenca do të hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do të nisë panelin e parë me temë “Sfidat globale dhe rolet e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor”.
“Kjo do të jetë konferenca më e madhe që është organizuar viteve të fundit në Ballkan, ku do të marrin pjesë afro 200 mysafirë nga 40 shtete të ndryshme të botës. Në mesin e të pranishmëve do të jenë personalitete eminente të politikës së jashtme botërore, por edhe gjashtë ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, shumë përfaqësues politikë, redaktorë dhe ekspertë të sigurisë”, thuhet në njoftimin e MPj-së.
Në mesin e folësve kryesorë do të jetë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, George William Vella, i cili do të flasë mbi “Migrimin e parregullt, gjendjen në Libi, si dhe për prioritetet e Maltës në prag të marrjes së kryesimit të presidencës së BE-së”.
Sipas MPJ-së, në këtë konferencë do të ketë edhe redaktorë dhe gazetarë të shumtë të medieve botërore, si “New York Times”, “The Economist”, “The Times”, “Franfkurter Allgemeine Zeitung”, dhe të shumë shtëpive të tjera mediatike.
Konferenca “Germia Hill” ofron një kornizë për të trajtuar dhe shtjelluar një pejsazh të ndërlikuar gjeopolitik nga këndvështrimi i Evropës Juglindore.
NATO, sipas MPJ-së, vazhdon të mbetet aspiratë e vetme për siguri kolektive për Republikën e Kosovës por edhe për shumicën e shteteve të tjera në rajon.
Megjithatë, të gjitha vendet e Evropës Juglindore ndajnë të njëjtat shqetësime me pjesën tjetër të Evropës dhe nuk janë imune ndaj sfidave në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
“E ballafaquar me një konflikt të ri të armatosur në Ukrainë dhe një luftë të përshkallëzuar në Siri, si dhe imigrim dhe rritje të ekstremizmit fetar dhe politik, Evropa Juglindore vazhdon të përballet me sfida të shumta në kontekst të integrimit euroatlantik, veçanërisht për sa i përket implikimeve komplekse gjeopolitike”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













