Sport
Gashi u tregon amerikanëve për pushimet e tij
“Ka qenë një periudhë e ngjeshur për mua sepse isha në Zvicër për të takuar familjen dhe miqtë. Në dy muaj ka pasur shumë dreka, darka, kafe, dhe më pas pushime vetëm për veten”, ka thënë Shkëlzen Gashi
Futbollistët e skuadrës amerikane, Colorado Rapids janë rikthyer nga pushimet, duke përfshirë këtu edhe Shkëlzen Gashi. Ai shkëlqeu edicionin e kaluar, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës amerikane, shkruan albinfo.ch.
Në një intervistë për faqen zyrtare të Colorado Rapidsit, Gashi ka rrëfyer pushimet e tij si dhe ka folur për edicionin e ri. “Kam qenë me familjen dhe me shoqërinë. Është e rëndësishme që pushimet të mund t’i shijosh dhe kanë qenë pushime të këndshme. Dhe ishte hera e parë që kam publikuar foto të pushimeve të mia private”, ka thënë sulmuesi shqiptar.
Ai ka qenë edhe në Zvicër. “Ka qenë një periudhë e ngjeshur për mua sepse isha në Zvicër për të takuar familjen dhe miqtë. Në dy muaj ka pasur shumë dreka, darka, kafe, dhe më pas pushime vetëm për veten. Gjithashtu ishte periudhë e ngjeshur sepse ishte hera e parë që kisha dy muaj pushime dhe në këto dy muaj u përpoqa të bëja gjithçka para se të kthehesha për sezonin e ri”, theksoi ish-futbollisti i Baselit.
Viti 2016 ishte shumë i suksesshëm për të. “Nuk mund të veçoj diçka specifike. Ka patur shumë momente të bukura si për shembull të ardhja në Denver për të luajtur me Rapidsin, të merrja pjesë në Kampionatin Evropian, të përfundonim sezonin më të mirë në historinë e klubit”, nënvizoi ai, duke folur edhe për pritjet gjatë 2017-tës.
“Viti i parë ishte i mirë. Tani në vitin e dytë gjërat ndryshojnë. Kemi lojtarë të rinj dhe duhet t’i ndihmojmë ata. Nëse arrijmë rezultate më të mira se vjet do të ishim shumë të lumtur, por synimi kryesor është të marrim sërish pjesë në “play-off””, theksoi ndër të tjera sulmuesi shqiptar.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












