Sport
Gashi, golashënuesi më i mirë i Zvicrës për 2013-2015
"Jam shumë i lumtur për këtë trofe si shënuesi më i mirë i sezonit 2013-2015! Faleminderit për mbështetjen dhe ishte diçka e bukur të nisësh sezonin e ri me fitore"
Golashënuesi më i mirë i superligës së Zvicrës, Shkelzen Gashi, ka marrë çmimin e shënuesit më të mirë të sezonit të kaluar.
Sulmuesit të Bazelit i është dorëzuar ky çmim para takimit të kampionatit me Vaduzin.
Gashi shënoi 22 gola në kampionatin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i lumtur për këtë trofe si shënuesi më i mirë i sezonit 2013-2015! Faleminderit për mbështetjen dhe ishte diçka e bukur të nisësh sezonin e ri me fitore”, ka shkruar Shkëlzen Gashi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.
26-vjeçari është shpallur dy herë radhazi shënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës.
Një sezon më parë Shkëlzen Gashi fitoi këtë çmim duke luajtur për Grasshopersin, ku kishte realizuar 19 gola.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










