Shkurt.ch
Gadafi ka inkurajuar dhunimin si armë represioni
Anketuesit kanë prova se Muamar Gadafi ka dhënë urdhër për dhunime në seri të kundërshtarëve, njofton «Le Monde»
Flitet se me qindra femra mund të kenë qenë të dhunuara në disa zona të Libisë. Për këtë qëllim thuhet t’u jenë distribuar stimulantë seksual (Viagra) ushtarëve të regjimit të tij, ka njoftuar Luis Moreno-Ocampo, prokuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN). Ekzistojnë prova se Libia blinte «kontejnerë të tërë» të këtyre drogave për ta «zmadhuar mundësinë e përdhunimit të femrave», pra për ta shfrytëzuar këtë metodë si armë lufte.
Prokurori Moreno-Oscampo ka pohuar se «tani jemi duke pranuar informata për faktin se Gadafi ka vendosur personalisht për këto dhunime dhe se kjo është një risi».
Këto fakte të reja do të mund të kërkojnë një vendim të gjykatësve ndaj kërkesës së tij për cilësim të aktakuzës kundër liderit libian për «krime kundër njerëzimit».
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













