Sport
Futbollisti shqiptar tregon për aventurën në Hong Kong
Orhan Mustafi kishte debutuar si 18-vjeçar për Baselin në Superligë, duke shënuar dy gola. Tashmë 26-vjeçari nga Kumanova luan në Hong Kong, përkatësisht në skuadrën Kitchee
Dikur konsiderohej si njëri nga talentet më të mëdhenj zviceran, por, tani ish-futbollisti i Baselit, Orhan Mustafi, është i lumtur që luan në Hong Kong.
Ai kishte debutuar si 18-vjeçar për Baselin në Superligë, duke shënuar dy gola. Tashmë 26-vjeçari nga Kumanova luan në Hong Kong, përkatësisht në skuadrën Kitchee. Në një intervistë të gjatë për ‘bzbasel.ch’, ai flet për jetën në Hong Kong, karrierën e tij në Zvicër, si dhe të ardhmen, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë mirë këtu. Kam përfunduar stërvitjet dhe tashmë mund të shkojë edhe në plazh”, thotë në fillim futbollisti shqiptar. Ai që dy muaj është pjesë e kësaj skuadre.
“Temperaturat janë rreth 20 gradë. Këtu nuk mund të themi se është ftohtë në të vërtetë. Stërvitemi vetëm një herë në ditë, zakonisht nga ora 11:00 deri në 13:00. Kështu kam mundësi të eksploroj ishujt apo për të bërë diçka tjetër. Ndonjëherë kam fundjavë të lirë, por ndonjëherë udhëtojmë në Tajlandë, Kinë dhe Vietnam”, shton futbollisti i lindur në Kumanovë të Maqedonisë.
Në vitin 2008 kishte debutuar me dy gola për Baselin si 18-vjeçar. Ai u konsiderua si një nga futbollistët më të talentuar në Zvicër, por ish-talenti tani luan në Hong Kong. Ai ishte edhe pjesë e grupmoshave të Zvicrës, duke pasur kontakt edhe me përzgjedhësin në atë kohë, Ottmar Hitzfeld.
“Nuk jam i zhgënjyer. Jam i lumtur me jetën dhe karrierën time. Kam mësuar shumë, madje, edhe sa i përket anës njerëzore. Për fat të keq kam pasur shumë lëndime. Tash jam i lumtur dhe i kënaqur që kam një punë që më jep kaq shumë liri. Çdo futbollist ëndërron të luajë në Gjermani ose Angli. Ky ishte qëllimi im, por jo gjithmonë mund të vendosesh vetë. Tani unë jetoj nga dita në ditë dhe po e shijoj këtë moment”, ka thënë ndër të tjera futbollisti shqiptar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













