Sport
Futbollisti shqiptar realizon ëndrrën, do të luajë kundër Messit e Ronaldos
Është ky Enis Bardhi, i cili është prezantuar te skuadra e Levantes që garon në Ligën spanjolle. Ai ka theksuar se po i pëlqen ambienti i ri dhe shpreson që të lë gjurmë
Një tjetër futbollist shqiptar po shkëlqen në arenën evropiane. Është ky Enis Bardhi, i cili është prezantuar te skuadra e Levantes që garon në Ligën spanjolle, raporton albinfo.ch.
Bardhi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare derisa ka shtuar se ka realizuar ëndrrën e tij. “Kjo për mua është një ëndërr. Kur unë isha duke luajtur në Evropianin për të rinj, mësova për interesimin e Leventes, mirëpo në atë kohë nuk mendoja shumë rreth transferimit, pasi atëherë po përjetoja një nga ëndrrat e mia”, deklaroi futbollisti shqiptar, i cili tani do të luajë në njërin nga kampionatet më të forta në bota kundër Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.
Ai ka theksuar se gjithashtu po i pëlqen ambienti i ri dhe shpreson që të lë gjurmë. Bardhi luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











