Sport
Futbollisti shqiptar po shkëlqen në Zvicër
16-vjeçari shënon pothuajse nga çdo pozitë. Është një dribler i jashtëzakonshëm. Ai kontribuon gjithashtu me asistime në ekipin, ashtu si edhe shumë në mbrojtje
Është vetëm 16-vjeçar, por është një talent i jashtëzakonshëm. Luan si mesfushor qendror, derisa idhull ka Lionel Messin. Ky është Adonit Fetaj.
Ai ka lindur në Baden të Zvicrës, derisa tani luan për të rinjtë e SC YF Juventus. ‘Ado’ fillimisht luajti për FC Spreitenbach, pastaj Dietikon, më pas në Grasshoppers dhe tash në Juventusin e Zvicrës.
Talenti shqiptar konsiderohet me të ardhme të ndritur. “Në 11 ndeshje kam shënuar 10 gola. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre, por do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë. Skuadra ime e preferuar është Barcelona, derisa futbollisti Lionel Messi. Në Zvicër më pëlqen Baseli”, thotë Adoniti për albinfo.ch.
Ai shton se shpreson që të ftohet nga Zvicra, derisa beson se kjo do të ndodhë shumë shpejt, dhe do t’i bindë me aftësitë e tij.
Babai i tij, Naim Fetaj thekson se ‘Ado’ është vëzhguar nga Zvicra, kurse pret që shumë të luajë edhe në ekipin e parë. “E kanë vëzhguar te ekipet e të rinjve të Zvicrës dhe kanë mbetur shumë të kënaqur me aftësitë e tij. Ai do të mbahen nën vëzhgim dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, do të jetë pjesë e të rinjve të Zvicrës. Trajneri i tij në ekipin e të rinjve të Juventusit është shumë i kënaqur me të, dhe i ka thënë se sezonin e ardhshëm ose do të dalë në ekipin e parë të Juventusit, ose do të dërgohet në U-18 në skuadra tjera. Disa skuadër kanë shprehur interesim për ‘Adon’. Pra, ai është i kërkuar nga disa skuadra”, tregon Naimi për albinfo.ch.
16-vjeçari shënon pothuajse nga çdo pozitë. Është një dribler i jashtëzakonshëm. Ai kontribuon gjithashtu me asistime në ekipin, ashtu si edhe shumë në mbrojtje.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind














