Lajme
FSK-ja dhuroi 705 doza gjak
Sipas statistikave, ço i treti ushtarë aktiv i FSK-së, i është përgjigjur aksionit humanitar për dhurim të gjakut
Brenda 12 ditëve, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë dhuruar më shumë se 700 boca me gjak, duke përmbyllur me sukses aksionin humanitar për dhurimin e gjakut me moton “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”. Me këtë rast, FSK edhe një herë tregoi se është institucioni më i organizuar që i shibën popullit.
Aksioni u organizua nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamenti i Mjekësisë i FSK-së dhe u realizua nga Qendra Kosovare për Transfuzion të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.
“Ministria dhe FSK-ja kanë traditë në organizimin e dhurimit humanitar të gjakut. Vetëm gjatë aksionit të parë, për këtë vit, janë mbledhur mbi 700 doza gjak, të cilat do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për të”, thuhet në një njoftim lëshuar nga Ministra e FSK-së.
Pjesëtarët e FSK-së, me këtë aksion, siç thuhet, kanë dhënë shembullin më të mirë në ndihmë të qytetarëve, i cili padyshim ka ndikuar edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për t’iu përgjigjur aksioneve të ndryshme humanitare dhe iniciativave të tilla siç ishte edhe kjo.
“Pjesëtarët e FSK-së janë shembull për dhurimin vullnetar të gjakut. Ata janë donatorë të rregullt që gjithherë me vullnet i janë përgjigjur këtij aksioni, jo vetëm gjatë organizimeve të rregullta, por edhe jashtë tyre”, deklaroi dr. Bahrije Halili-Gjocaj, udhëheqësja e këtij aksioni.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, Harjush Kurtaj, falënderoi pjesëtarët e FSK-së për gatishmërinë e treguar gjatë këtij aksioni, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme që edhe në këtë mënyrë, pra duke dhuruar gjakun e tyre, i’u dalin në ndihmë qytetarëve të Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës është formuar më 21 janar 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës. FSK aktualisht ka 2.500 ushtarë aktivë dhe nga 800 rezervistë. Sipas ligjit, FSK është forcë e re, profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e sigurisë, e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik, civil.
Sipas statistikave, çdo i treti ushtarë aktiv i FSK-së, i është përgjigjur aksionit humanitar për dhurim të gjakut.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











