Sport
FSHF kërkon 50 mijë euro për humbjen e fluturimit
Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Kompanisë Ajrore Austriake AUA, dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për dëmin e shkaktuar moral dhe material pasi që për fajin e saj ka humbur fluturimin me aeroplan në drejtim të Luksemburgut. Siç shkruan heute.at.
Skuadra e Kombëtares së bashku me shtabin drejtues, gjithsej 42 persona, kishte dështuar të kryejë formalitetet në sportelin e dorëzimit të bagazhit në aeroportin e Vjenës, Schwechat, transmeton albinfo.ch Sipas të dhënave që ofron ana shqiptare, zyrtarëve nuk u ka mjaftuar koha prej një orë e gjysmë për ta kryer këtë veprim.
Në këtë mënyrë, aeroplani ka fluturuar pa kombëtaren shqiptare, e cila do të zhvillonte ndeshjen e radhës kundër Luksemburgut. Për pasojë, ekipi është detyruar të kalonte një natë në hotel dhe pastaj, me një ditë vonesë të fluturonte me një aeroplan privat për në Luksemburg. Shuma e humbur nga e gjithë kjo aventurë, sipas avokatëve të kombëtares ka qenë rreth 50 mijë euro, përcjell albinfo.ch. Së këndejmi, Federata Shqiptare kërkon nga kompania në fjalë që t`ia bëjë kompensimin.
Por AUA shpreh keqardhje për rastin e ndodhur por përmes një zëdhënësi të vet deklaron se kontrollimi i një grupi kaq të madh, të ngarkuar me aq shumë mjete sportive me vete, ka qenë i pamundur brenda njüë kornize të tillë kohore..
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











