Lajme
“Freedom House” lavdëron qeverisjen e Shpend Ahmetit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmet dhe komuna që drejton, është vlerësuar pozitivisht në raportin e fundit të Organizatës “Freedom House”
Qeverisja në Komunën e Prishtinës dhe puna e kryetarit Shpend Ahmet është vlerësuar pozitivisht në raportin e fundit të Organizatës për të drejta të njeriut, demokraci dhe liri politike “Freedom House”. Sipas FH, edhe përkundër pengesave nga Qeveria e Kosovës, me të cilat ballafaqohet Komuna e Prishtinës, prapë komauna ka qenë efikase.
Kështu njofton Zyra për informim e kësaj komune, sipas të cilës, në raportin e FH, thuhet se përplasjet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal janë shfaqur në lidhje me të drejtën që komunat të themelojnë ndërmarrje publike.
“Iniciativa e Komunës së Prishtinës që të themelojë ndërmarrjen publike për menaxhimin e parkingjeve është ndaluar nga Ministria e Administratës dhe e Pushtetit Lokal, për shkak të paqartësive në dispozita ligjore. Kontesti mund të jetë për shkak të fërkimeve politike, sepse Vetëvendosje qeverisë me Komunën e Prishtinës, por është në opozitë në Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftimin e komunës, citon Koha.
Në raport më tutje thuhet se një hulumtim gjithëpërfshirës i institutit GAP, tregon se kryetarët e tanishëm të komunave demonstrojnë një transparence të përmirësuar të qeverisjeve lokale edhe pse rezultatet dallojnë nga komuna në komunë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë lëvdata të veçanta për transparencë dhe masa kundër korrupsionit në nivelin lokal.
Edhe pse neni 13 i Kushtetutës parasheh status të veçantë për Prishtinën si kryeqytet i Kosovës, korniza ligjore mbetet e bllokuar dhe Prishtina vazhdon të ketë tretman të njëjtë si komuna të tjera, thuhet në raport. Ndryshe, Kuvendi Komunal i Prishtinës dominohet nga këshilltarët LDK-PDK, të cilët po e sfidojnë përditë kryetarin Ahmeti dhe nismat e tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












