Lajme
Forcimi i frangut ka prekur edhe vendet e Ballkanit
Forcimi i frangut zviceran ka sjellë panik edhe në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci
Bankat në Shkup kanë bërë thirrje se forcimi i vlerës së frangut zviceran karshi euros nuk ndikon te qytetarët e Maqedonisë.
Në këtë situatë mund të përfitojnë vetëm qytetarët që kanë të kursyer franga dhe kanë vendosur t’i konvertojnë në euro apo në ndonjë valutë tjetër të huaj. Kreditë që janë dhënë në Maqedoni janë në euro, thonë në „Stopanska Banka“ në Shkup.
Më së shumti janë goditur këmbimoret në Maqedoni me vendimin e Bankës Nacionale të Zvicrës që të heqë kufizimet karshi euros, raportojnë mediat në Shkup. Gjatë të enjtes shumica prej tyre nuk kanë qenë në gjendje as të shesin, e as të blejnë franga zvicerane.
Gjatë ditës në Maqedoni frangu ka levizur deri 72 denar pastaj është stabilizuar me 62 denar. Si duket më së shumti i ka trazuar rritja e vlerës së frangut qytetarët në Serbi dhe Kroaci. Me këtë vendim janë goditur rreth 20 mijë qytetar, të cilët kanë kredi.
Gjendje e njëjtë është edhe në Kroaci. Bankat e atjeshme kanë kërkuar nga qytetarët të konvertojnë kreditë në euro ngase mund të dëmtohen shumë nga rritja e vlerës së frangut karshi euros.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












