Sport
FIFA shënon humbje prej 369 milionë dollarëve!
FIFA pret humbje edhe më të mëdha këtë vit, ndërsa stabilizimi i situatës dhe fitimi i një miliard dollarëve pritet në vitin 2018
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) vitin e kaluar ka pasur një humbje prej 369 milion dollarësh. Arsyeja kryesore për humbje të tilla të mëdha janë kostot e hetimit nga autoritetet zvicerane dhe amerikane për korrupsionin në FIFA, si dhe tërheqja e disa nga sponsorëve
Sipas paralajmërimeve, FIFA pret humbje edhe më të mëdha këtë vit, ndërsa stabilizimi i situatës dhe fitimi i një miliard dollarëve pritet në vitin 2018, kryesisht nga të drejtat televizive për Kupën e Botës në Rusi. FIFA nuk i ka shitur ende 24 vende të totalit 34 sa janë në program të sponsorizimit për Kupën e Botës në Rusi.
Shpenzimet ligjore të FIFA-s ,vitin e kaluar, në hetimin e autoriteteve zvicerane dhe amerikane arrijnë në më shumë se 50 milionë dollarë. Në kongresi në shkurtit, ku u zgjodh presidenti i ri, Gianni Infantino, FIFA ka shpenzuar 7.9 milionë dollarë dhe me 5.6 milionë dollarë janë rritur pagesat e anëtarëve të Këshillit të FIFA-s.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












