Kosova
Ferizaj: Bie nga kati i nëntë, vdes 19 vjeçari me shtetësi të huaj
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonalë që t`i ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore
Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, policia rajonale e Ferizajt, ka marrë një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G, i moshës 19 vjeç, në rrugën “Sali Çeku”, ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.
Personi në fjalë është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për ndihmë mjekësore, e më pas për trajtim të mëtejshëm mjekësor është transferuar në QKUK-Prishtinë, shkruan rtklive.com. Por nga atje, është konfirmuar se personi ka vdekur.
Policia e rendit i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe në këtë rast janë inkuadruar edhe hetuesit dhe krim-teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve.
Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, sipas të cilëve dyshohet se ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonalë që t`i ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Gjithashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj. Rasti është cilësuar ” vetëvrasje” ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














