Sport
Federer fiton meçin dhe grumbullon 1.4 milion franga për të varfrit në Afrikë
.4 milion frangat rrjedhin së pari në fondacionin Roger Federer” e prej aty i dedikohen Afrikës, gjegjësisht zonave të kapluara nga uria
Një fitore e radhës për yllin e madh të tenist, Roger Federer dhe 1.4 milion franga të grumbulluara për më të varfrit e Afrikës. Ky është bilanci i veprimtarisë humanitare sportive “Match for Afrika” që u mbajt mbrëmjen e të hënës në Cyrih. Duke mundur sfiduesin e tij, skocezim Andy Murray me rezultatin 6:3, 7:6, zvicerani Federer është bërë për të tretën herë fitues i kësaj gare.
Dy yjet kanë dhënë për të pranishmit një shfaqje të vërtetë me këmbime spektakolare të topave.
Por, më shumë se rezultati, rëndësi në këtë aktivitet ka pasur humanizmi, gjegjësisht shuma e grumbulluar e parave. Pra 1.4 milion frangat rrjedhin së pari në fondacionin Roger Federer” e prej aty i dedikohen Afrikës, gjegjësisht zonave të kapluara nga uria.
Por ky nuk është meqi i fundit humanitar për Federerin gjatë këtij muaji. Nga fundi i prillit do të zhvillohet aktiviteti i katërt me emrin “Match for Africa”. Kësaj radhe ai do të mbahet jashtë Zvicrës, gjegjësisht në Seattle. Atje Federer do të paraqitet kundër amerikanit John Isner.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











