albinfo.ch
Sport
FC Kosova realizon ëndrrën: Ngjitet në ligën e parë “Classic”
785 shikues janë brenda stadiumit të klubit Amriswil, thotë spikeri zyrtar në stadiumin e qytezës me të njëjtin emër. Aq bileta janë shitur, së paku.
Luajnë ndeshjen finale klubi vendës me atë mysafir të ardhur nga Cyrihu, “FC Kosova”. Ndonëse shqiptarët janë mysafirë, rolet duken të kundërta: e gjithë ajo që shihet e dëgjohet këtu tingëllon shqip: si flamujt kombëtarë e të shtetit të Kosovës, thirrjet dhe transparentet në gjuhën shqipe zurla dhe tupani, me të cilat instrumentistët e SHKA “Dardania” krijojnë atmosferë shqiptare dhe të fitores… të gjitha.
Në anën shqiptare është edhe rezultati. Është minuta e 18-të kur FC Kosova shënon golin e dytë ndërkohë që vendësit ende nuk e kishin pasur këtë fat.
Vetë FC Amriswili nuk përbën ndonjë problem, pasi që ndodhet në prag të rënies nga liga (e dytë regjionale) por fitorja në këtë ndeshje e përcakton se a do të ngjitet FC Kosova një rang më lartë, në shoqërinë që quhet “Liga e Parë Classic”. Në këtë rast, klubi shqiptar realizon atë qe deri më tash nuk e ka realizuar asnjë klub “i huaj” në Zvicër. “Juventus” i italianëve, i cili kishte shkaur një nivel më lartë, është një rrëfim tjetër, pasi që nuk mund të quhet klub emigrantësh në kuptimin e plotë.
“Jemi në një pozitë të ndjeshme, i gjithë fati i klubit tonë, se a do të ngjitet një shkallë më lartë ose jo, varet nga kartonat”. Kështu thotë për albinfo.ch kryetari i klubit, Arsim Hyseni duke na sqaruar situatën specifike ku ndodhet klubi i tij. Gjatë kohës kur po luhet ndeshja FC Amriswil –FC Kosova, në Kreuzlingen një ndeshje të nivelit të njëjtë është duke e zhvilluar FC Kreuzlingeni, me të cilin FC Kosova ka pika të barabarta. Por, nëse ndonje lojtar i FC Kosovës bën rastësisht ndonjë shkelje dhe dënohet me karton të verdhe a të kuq, dhe Kreuzlingeni fiton, pikat shkojnë për Kreuzlingenin, pasi që ai ka golaverazh më të mirë”. Prandaj “çështje për jetë o vdekje” në këtë ndeshje është ruajje e qetësisë në radhët e kosovarëve.
Deri sa loja i afrohet fundit, lojtarët e FC Kosovës duket se janë duke e nënçmuar kundërshtarin, i cili e shfrytëzon këtë dobësi. Në minutën 75 FC Amriswil shënon golin e parë. 2:1 për FC Kosovën.
As pas kësaj nuk bëhet mobilizimi i pritur i lojtarëve të FC Kosovës. Duket se i tërë përqendrimi i tyre është te loja korrekte dhe ruajtja e rezultatit edhe pse me avancim minimal, 2:1.
Dhe, pipi i gjyqtarit në fushë tregon fundin e lojës: FC Kosova fiton, nuk pëson asnjë karton dhe ngjitet një rang më lartë, në Ligën e Parë “Classico”.
Brohoritjet e publikut: “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe të tjera nuk kanë të ndalur. Festa ka filluar dhe ajo do të vazhdojë gjatë… I gjithë publiku është në fushë ku është hedhur në valle së bashku me lojtarët dhe stafin e FC Kosovës.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve






























